Kanceri i lëkurës (melanoma)

Melanoma malinje është karcinoma më e rrezikshme e cila mund të paraqitet në sipërfaqen e lëkurës dhe mukozën. Paraqitet papritur, pa paralajmërim dhe për këtë shkak rekomandohet vëzhgim i rregullt dhe me kujdes i nishanëve.

Çfarë paraqet?

Melanoma e lëkurës ka origjinë nga qelizat të cilat janë quajtur melanocite dhe është e rrezikshme për jetën. Melanocitet përmbajnë pigmente dhe lëkura në këto vende bëhet më e errët. Proliferacioni i tepërt dhe i pakontrolluar i melanociteve mund të rezultojë me përhapjen e tumorit në organet tjera.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Melanoma paraqitet në sipërfaqen e lëkurës dhe shanset për zbulimin e hershëm janë të mëdha për dallim nga kancerët tjerë. Rreziku rritet nëse ekziston histori e kancerit në familje dhe nëse ka paraqitje të më shumë nishanëve nëpër trup (75-100 ose më shumë). Melanoma më shpesh paraqitet te njerëzit me ten më të çelur dhe abrashët, por teni i errët nuk është garanci se nuk do të ketë melanom. Te njerëzit me ten të errët paraqitet te thembrat, pëllëmbët, nën thonjtë ose në gojë.

Cilat janë simptomat?

• Melanoma paraqitet përnjëherë dhe pa paralajmërim, në lëkurën normale, si dhe te nishanët. Për këtë shkak, nevojitet që t’i njohim mirë nishanët, vendosja dhe pamja e tyre, me qëllim që t’i zbulojmë dallimet. Melanoma më shpesh i ngjan nishanit dhe prandaj ndonjëherë nuk mund të bëhet dallimi.

• Simptoma të tjera janë: ngritje e lëkurës, gjakderdhje ose e ënjtur e nishanit në sipërfaqen e lëkurës. Krahas këtyre simptomave, mund të paraqitet kruajtje, ndjeshmëri dhe dhimbje. Mënjanimi i nishanëve bëhet në konsultim me mjekun, shpesh dermatologun.

Si diagnostifikohet?

Dermatoskopia është metodë diagnostifikuese me të cilin nishanët e pigmentuar rriten për 10-20 herë. Kjo metodë aplikohet përmes sistemit optik të digjitalizuar i cili bën fotografi dhe shërben për orientimin e diagnozës. Nëse diagnoza përfundimtare është kancer në lëkurë, duhet të bëhen ekzaminime patologjike për mënjanimin e indit. Nga të vjetrit shpesh përcillej fjalia “mos e prek mos bëhet nervoz”, që është tërësisht e gabuar dhe jo e saktë. Nëse lythi ose lezioni i pigmentuar mënjanohet me operacion, nuk paraqiten rreziqe plotësuese. Megjithatë, nëse vëzhgohet diagnoza e drejt, mund të mos ketë nevojë për mënjanimin e indit.

Si mjekohet?

Nëse rezultatet nga hulumtimet patologjike të materialit të marrë për biopsi tregojnë prezencë të karcinomës, bëhet intervenimi kirurgjik edhe i indit të shëndosh fqinj. Trajtimi më efikas i melanomave është intervenimi kirurgjik. Nëse melanoma nuk zbulohet në fazën e hershme, ekziston rrezik, gjegjësisht të metastazojë përmes sistemit limfatik në organet tjera dhe atëherë nevojitet të bëhet biopsi e nyejve limfatike. Në trajtimin e melanomës gjithmonë me operacion të tumorit kontrollohet edhe nyja më e afërt limfatike.

Si mund të mbroheni?

Mundësitë për zbulimin e hershëm të melanomës në sipërfaqen e lëkurës janë shumë të mëdha dhe për këtë shkak rekomandohet çdo muaj të bëhet kontroll i lëkurës në kushte shtëpiake. I njëjti bëhet në ambient shumë të ndriçuar para një pasqyre të madhe, ndërsa për pjesët të cilat nuk mund të shihen duhet të përdoret pasqyrë e dorës. Kontrolli fillon nga fytyra, kafka (nëse dëshironi, mund të kërkoni ndihmë), qafa, shpatullat, kurrizi, gjoksi dhe me rend teposhtë. Duhet të kontrollohen rajonet inguinale, pjesët e brendshme të shputave dhe duarve, si dhe mes gishtave. Kontrolli nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

Metoda për vëzhgimin e nishanëve ABCDE

Për vëzhgimin më të lehtë të nishanëve të trupit përdoret metoda e quajtur ABCD. Nëse vëreni ndryshime të nishanëve sipas pikave të mëposhtme, lajmëroni mjekun:

•А ( Asymmetry = Asimetria):
Njëra gjysmë e nishanit nuk është e njëjtë me gjysmën tjetër (sipas formës dhe/ose ngjyrës).

•B (Border = Kufiri)
Kufiri i nishanit është i parregullt dhe mund të vërehen pjesë jo të rrafshëta të tij.

•C (Color = Ngjyra)
Ngjyra e nishanit nuk është homogjene; mund të vërehet ngjyrë kafe, e zezë, e përhimët, e bardhë në formë të pikës.

•D (Diameter = Diametri)
Diametri i nishanit është rreth 6mm; përafërsisht sa goma e lapsit.

•E (elevacija = Ngritje)

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language