source: Hello Magazin

Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j magjeps me karizmin e saj të veçantë. Ju mahnitën me secilën fjalë të saj, me çdo batutë të saj, me energjinë e saj pozitive. Por, e gjithë kjo bëhet e pamundur kur për një moment do të kuptoni se me vite lufton me sëmundjen më të rëndë. Sëmundje e cila ndoshta e sulmon trupin e saj, por mbeten të paprekura shpirti dhe karizmi i saj. Kjo ju nxitë që edhe më thellë të hyni më zemrën e saj, ta gjeni përgjigjen thelbësore për jetën, të mësoni pse duhet të luftoni, të jetoni dhe të mos dorëzoheni. Kjo është Isidora Bjelica. Personalitet që lufton në mënyrë jo vetjake, përmes librave të saja, t’u ndihmojë njerëzve, t’ua kthejë buzëqeshjen në fytyrë dhe vullnetin për jetë. Ajo është shembull se nuk duhet të heqim dorë, por të drejtohemi dhe të luftojmë përsëri. Para fillimit të ciklit të ri të kimioterapisë na rrëfeu për të gjitha rënie dhe ngritjet e saja, për sëmundjen, dhe e përcolli mesazhin deri te çdo i sëmurë prej kancerit “Mos u dorëzoni, nuk ka sëmundje që nuk kurohet, ka vetëm njerëz të cilët heqin dorë”.

1. Kjo është hera e katërt që luftoni me sëmundjen. Çfarë ishte më e vështirë në gjithë këtë luftë?

Çdo gjë është e vështirë, prej ditës së parë. Edhe diagnoza, operacioni, terapia, gjendja shpirtërore dhe lufta – psikike dhe fizike. Remisionet janë të vështira. Gjithçka është e vështirë, por njeriu mësohet me të gjitha, bile edhe me atë peshë dhe atëherë lufton për çdo ditë të jetës, për çdo buzëqeshje, gëzim dhe ditë me diell. E gjithë ajo që për njerëzit e shëndetshëm është e zakonshme dhe normale, me këtë diagnozë është luks.

2. Çfarë mësuat prej sëmundjes?

Kjo është pyetje interesante. Gjatë gjithë jetës mësoj, lexoj, hulumtoj... Lexova mijëra e mijëra libra për jetën, vdekjen, kuptimin, dashurinë, por më së shumti mësova prej sëmundjes. Prandaj përmes librave u rekomandoj lexuesve të mi të mos presin që të sëmuren, që t’i kuptojnë punët më të rëndësishme në jetë. Mësues për jetën nuk është historia, por sëmundja. Ta kisha këtë mendje kur isha shëndosh, shumë gjëra do t’i ndryshoja. Në ndonjë mënyrë të pazakonshme nuk ka avancim shpirtëror pa vuajtje, ndërsa sëmundja të mëson shpejt, si të jetosh 10 jeta. Më tepër mësova në këto tre vite me sëmundjen se sa në vitet e kaluara të jetës sime.

3. Çdo herë kur sëmundja kthehet, Ju arrini që të ngriheni si Fenksi. Çfarë ju mban gjatë gjithë kohës, çfarë ju jep fuqi që të duroni dhe të luftoni?

Edhe unë jam e befasuar nga vetja. Kjo është për Ginis (qeshë). Çfarë më mban? Fëmijët e mi, bashkëshorti im, lexuesit e mi, dëshira ime e madhe dhe vullneti për jetë. Shpesh dëshiroj të bëj shaka se kjo sëmundje më bindi se nuk jam normale, se njeriu normal që moti do të dorëzohej. Por, jo edhe unë. Si dhe të tjerët edhe unë kam ditë kur fundosem, por atëherë do t’i shoh fëmijët e mi, Vilën dhe Lavin e mi, dhe e di se nuk ka rrëzim dhe dorëzim. Kujtohem, para shumë kohësh ishim për pushime në Sicili. Një ditë derisa po notoja kishte valë shumë të mëdha dhe kurrsesi nuk mund të dilja prej ujit. Rreth meje njerëzit mbyteshin prej goditjeve të fuqishme të valëve. Atëherë thash “në rregull, vetëm Zoti e di se sot e kam të shkruar të vdes, e imja është të bëj gjithçka që të mbijetoj”. Mora ajër, i mbylla sytë dhe me fuqi mbinatyrore fillova të vrapoj drejt plazhit nëpër ujin e rëndë dhe valët e mëdha. Gjatë gjithë kohës mendoja, nëse marr frymë mora fund, nëse i hap sytë mora fund, nëse ndalem duke vrapuar mora fund. Kështu edhe sot, nuk kam ku të shkoj, prandaj vrapoj drejt bregut dhe i lutem Zotit të më japë akoma kohë.

4. Libri “Vetë” përmban mesazh të fuqishëm. Pse nevojitet që ta humbim shëndetin që të kuptojmë se sa jemi të lumtur?

Kjo nuk vlen për të gjithë, ka njerëz të mençur të cilët nuk duhet të sëmuren prej sëmundjes më të rëndë që të kuptojnë çfarë është lumturia dhe dashuria. Por, shpresoj se ky libër do t’u ndihmojë shumicës, të cilët mendojnë se janë të vetmuar, të pafat, depresiv që të kuptojnë çfarë është jeta dhe sa është e bukur dhe nuk janë të detyruar ta kalojnë këtë jetë të vështirë si unë. Kur është në pyetje kanceri atëherë të gjithë pacientët thjesht shohin shpresë në mjekësinë alternative.

5. Cili është qëndrimi juaj, a i besoni ju mjekësisë moderne?

T’ju them se sigurisht jam personi i vetëm që i ka provuar të gjitha, e m ë së shumti metoda alternative. Përgatitem të shkruaj edhe skenar, edhe atë për komedi, për të gjitha që i kam kaluar, e kjo është tragjikomedi. Çdo ditë vinte ndonjë njeri me ilaç alternativ dhe njerëzit naiv si unë, të gjitha këto i provojnë dhe i paguajnë. Nuk them se mjekësia alternative nuk e ka funksionin e vet. Ka rol shumë të rëndësishëm, por para së gjithash si diçka që e përcjell mjekësinë zyrtare alopatike. Por, çdo njeri ka rrëfim të veçantë, ajo që është mirë për Zhikën nuk vlen për Mikën. Stiv Xhobs vdiq para kohe pasi që iu përkushtua tërësisht alternativës. Kjo është sëmundje e rëndë dhe duhet të sulmohet me të gjitha armët, por kryesisht mjekimi duhet të udhëhiqet prej ekipit të onkologëve, në klinika moderne. Ndoshta me të vërtetë karota dhe domatja dhe tinkturat e ndryshme dhe personat me bioenergji, metodat kuante dhe psikoterapeutët mund të mjekojnë dikë, për në rastin tim kjo nuk ndodhi. Nëse nuk shkoja në kimioterapi, deri tani do të kisha vdekur. Megjithatë, alternativa, më ndihmoi të shërohem prej të gjitha këtyre terapive të rënda. Besoj në sinergjinë e mjekësisë zyrtare dhe alternative, por ka shumë manipulues të cilët njerëzve ua rrezikojë seriozisht jetën, duke u rrëfyer përralla për ilaçet magjike. Edhe vetë isha viktimë e iluzionistëve dhe mashtruesve të tillë dhe atë dy herë e shpejtoi progresin e sëmundjes. Prandaj këshilla ime është që njerëzit mos të luajnë me këtë.

6. Cili është mesazhi juaj për të gjithë pacientët me kancer?

Mos u dorëzoni, nuk ka sëmundje të pashërueshme, ka vetëm njerëz të cilët heqin dorë. Mund të vdesësh edhe po rrëshqite në lëvoren e bananes. Prandaj derisa marr frymë kam shpresa se përsëri çdo gjë do jetë mirë. Por, jeta nuk është ajo që ka ndodhur para dhe pas sëmundjes, jeta është ajo që e kam tani dhe neve na mbetet se si do ta shpenzojmë çdo minutë. Në dashuri, buzëqeshje ose rënkim.

7. E shëtitët gjithë botën që të gjeni ilaç. Vizituat shumë spitale, në fund erdhët në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Pse vendosët të mjekoheni këtu?

Nuk e dija se në Shkup ekziston një spital kaq i madh me të gjitha mundësitë teknike dhe njerëzore. Thjesht jam e mahnitur prej kapacitetit, aparateve dhe njerëzimit. Ky spital nuk është vetëm qendër ballkanike. Ky spital është shumë më i mirë dhe më modern prej shumë klinikave evropiane. Para së gjithash duke iu falënderuar PET/KT aparatit, këtu mund të merrni diagnozë më të saktë, e pastaj kushtet për terapi janë në nivel botëror. Përgatitja para terapisë është e pabesueshme, e pacienti ka disa nevoja, e që është më e rëndësishme të gjitha janë në një vend dhe me të vërtetë mund të kombinohet kimioterapia, terapia biologjike dhe imunoterapia. Edhe ajo që është më e rëndësishme, Spitali klinik “Acibadem Sistina” i ka mjekët më të mirë. Pas Zvicrës, Floridës, Parisit, Indisë, Londrës, unë këtu jam në duart më të mira, e më tej varet prej asaj se çfarë planesh ka Zoti me mua.

Kur njeriu e ka këtë sëmundje, raporti i mjekëve dhe ekipit mjekësor është shumë i rëndësishëm. Këtu, në “Acibadem Sistina”, me të vërtetë në çdo hap hasni në buzëqeshje, mbështetje dhe mirëkuptim, por edhe kohë për veten. Nuk e di si janë zgjedhur këta njerëz, që të gjithë të jenë të këndshëm dhe empatik, këtu nuk e kam hasur askund. Për mua ka shumë rëndësi të kem privatësi derisa gjendem në spital dhe të kem mirëkuptim njerëzor, sepse nëse profesionalizmi nuk është i shoqëruar me humanizëm, pacienti ndjehet keq. Është e pabesueshme se ky spital ka 1000 të punësuar dhe thjesht secili i punësuar me të cilin kam pasur kontakt ka qenë i përzemërt, i këndshëm, empatik dhe nuk ekziston arroganca dhe ftohtësia mjekësore. Për shembull, më ndodhi në Paris, Zvicër, bile edhe në Serbi, që mjekët të sillen si perëndi të cilët nuk sëmuren. Këtu nuk është rasti i tillë, këtu humanizmi dhe mirëkuptimi janë shenja mbrojtëse për këtë spital. Pasi që jam shkrimtare dhe jam shumë e ndjeshme, për mua ka shumë rëndësi që dikush të më thotë mirëdita, kur do të më shohë deri sa e pranoj terapinë dhe nëse për mjekun jam vetëm diagnozë ose qenie njerëzore.

“Kur dikush do të më pyesë se çfarë më ndodhi dhe nëpër çka kalova, i them të mos pyesë për këtë, ajo që ka ndodhur ka kaluar. Më pyetni se çfarë mësova që t’ua përcjell, që edhe ju mos të kaloni nëpër atë. Ajo që ka kaluar as armiqve nuk ua dëshiroj”, me këto fjalë e filloi rrëfimin e tij, 35 vjeçi Paskal Krapovski. Ai, si dhe çdo i ri tjetër, ka jetuar me “shpejtësi të plotë”. Ka dashur t’i arrijë majat profesionale, ta shijoje suksesin, të bëhet profesionist i vërtetë. Por, kur në moshën e tij 34 vjeçe ka planifikuar që ta zgjerojë familjen, jeta e ka paralajmëruar.

Continue Reading

Kanceri, fjalë prej të cilës kemi frikë për jetën tonë, të plotësuara me më të dashurit, bashkëshort, fëmijë, nipër. Si të vazhdohet më tutje me kokën lartë, më e fuqishme dhe më e fortë. Mësuesja SadijeTasholli, nga shprehja e mjekëve ka kuptuar se kokrra rastësisht e prekur në gji, është diçka më shumë se e zakonshme. Po,  ju keni kancer në gji, ishin fjalët të cilat ia ndryshuan jetën e saj. Por, ajo fuqishëm e ka pranuar të vërtetën, e përgatitur që të ballafaqohet, me atë kokërr të vogël, që ia ka kërcënuar jetën e saj.

Continue Reading

PËR PASHKË DAVIDI SHKON NË SHTËPI

Të lutem më mbaj për dore, së bashku të shkojmë tek aparati për fuqi”. Nga ky aparat unë do të marrë fuqi. Me këto fjalë na priti 5 (pesë) vjeçari David Domazetovski, i cili po përgatitej për trajtimin e fundit, trajtimin e 31-të rrezatues të akseleratorit Trilogy në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Këtë mëngjes, Davidi u zgjua tre orë më herët për të përfunduar me terapinë, pas 4 (katër) muajsh trajtim në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” po përgatitej të shkonte në shtëpi, në Bitola. Me dorën shtrënguar fort, mbërritëm në departamentin e radioterapisë. Ai menjëherë i kërkoi fizikantët e tij të cilët ishin kujdesur për të gjatë terapisë së tij në Trilogy.
“Ku është Jasini, të më vendosë maskën e Zorros”. E kërkonte Davidi fizikantin i cili i kishte përgatitur maskën të cilën duhej ta mbante për një trajtim më të saktë, dhe rrezatimi filloi.
Kur u kthye në dhomë, atë e priti Dr. Jovica Ugrinovski. U përqafuan fortë, dhe Davidi i premtoi se do të vinte përsëri për të luajtur së bashku futboll.

Continue Reading

Afrodita. P, 58

Dëshiroj ta shpreh falënderimin tim deri te doc. dr. Nikolla Baxhakov, për profesionalizimin dhe ekspertizën e tij. Në momentet më të vështira të jetës sime, në luftën me kancerin, ai ma dha mbështetjen më të madhe që ta fitoj këtë sëmundje. Duke iu falënderuar kompetencës së tij, sot unë e jetoj jetën time të dytë.

Lexo më tepër

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

Language