PET/CT
Në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është hapur qendra e parë private PET në Maqedoni dhe në rajon. Disponon aparatin PET/CT me anë të së cilit identifikohen tumoret në fazë të hershme dhe përcaktohet nëse këto tumore janë beninje apo malinje. Ky aparat përdoret edhe për diagnozën e sëmundjeve neurologjike dhe kardiake.
PET/CT është një nga teknikat më efikase për incizim, të cilat sot gjenden në dispozicion. Shkurtimisht, PET/CT është teknikë për incizim, e cila i tregon funksionet e organeve dhe indet në trupin e njeriut në nivel të metabolizmit, duke i kombinuar përparësitë e PET (tomografia rrezatuese pozitronike) dhe CT (tomografia kompjuterike, siguron informata të hollësishme anatomike. PET/CT veçanërisht është i dobishëm në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e përhapjes së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, për vlerësimin e reagimit të pacientit i cili mjekohet. Ky aparat për pacientët gjendet në spitalin “Acibadem Sistina”.
Përdorimi i kësaj metode diagnostikuese në botë nuk kufizohet vetëm në onkologji. PET/CT gjithashtu luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e fokusit epileptik, te rastet neurologjike, siç është sëmundja e Alzheimerit, dhe në kërkim të prezencës së indeve të gjalla në zemër pas sulmit në zemër. Në këtë mënyrë ai hap një epokë të re në diagnozën dhe në mjekimin e disa sëmundjeve neurologjike dhe kardiake.
Në cilën fazë të kancerit përdoret PET/CT?
PET/CT PËR DIAGNOZË TË HERSHME
PET/CT ofron përparësi të rëndësishme gjatë diagnozës së hershme. Ai ofron mundësi që të identifikohen shumë çrregullime në fazën e hershme. Në periudhën para se të paraqitet PET/ CT, vërtetimi i asaj nëse nyejt limfatike janë përfshirë nga tumori bëhej me anë të biopsisë, ndërsa tani me aplikimin e PET/CT, kjo kryhet me shkallë të lartë të saktësisë. Në incizimet e PET/CT mund të vërehen tumoret e vegjël deri në 5mm në diametër, pasiqë informatat për trupin e pacientit fitohen përmes incizimeve të marra nga sistemet e avancuara kompjuterike. PET/CT duke e përdorur metabolizmin e rritur të glukozës, karakteristikë e qelizave kancerogjene, e lehtëson vendosjen e diagnozës së shpejtë dhe të sigurt pa marrjen e çfarëdo ekzemplarësh.
PET/CT GJATË METASTAZËS
Poashtu PET/CT ofron përparësi të madhe për përcaktimin nëse sëmundja përhapet në indet fqinje ose nyejt limfatike, gjegjësisht nëse ekziston metastaza ose jo. Pasiqë i gjithë trupi kontrollohet njëkohësisht, duke iu falënderuar incizimeve të bëra përmes PET/CT, gjithashtu, mund të vlerësohet nëse kanceri është përhapur në organ tjetër. Prandaj, PET/CT është i volitshëm në përcaktimin e përhapjes lokale dhe të largët të sëmundjes, për shembull, nëse tumori në mushkëritë është përhapur në organet tjera të brendshme, gjëndrat mbiveshkore ose nyejt limfatike (nëse ka metastazë ose jo), me fjalë të tjera për përcaktimin e stadiumit të sëmundjes.
PET/CT PAS MJEKIMIT
Shumë lloje të kancerit mund të shërohen nëse vendoset diagnoza e hershme. Për shembull, shkallë 5 vjeçare e mbijetimit te pacientët, të cilëve iu është diagnostifikuar kancer në gji në fazë e hershme, është mbi 80%. PET/CT zë një vend të rëndësishëm në diagnostifikimin e tumorit pasiqë siguron informata të hollësishme për tumorin. PET e mundëson analizën e metabolizmit të indit sipas së cilës do të mund të vërtetohet nëse lezioni, prezenca anatomike e të cilit tashmë është përcaktuar, është malinje ose beninje. Poashtu PET mund të përdoret edhe për përcjelljen e përgjigjes nga terapia te sëmundjet malinje. Për shembull, në rast të limfomit, nyejt limfatike të cilat rriten mund të zvogëlohen nëse mjekohen, por ekzistojnë raste ku nuk mund të mënjanohen tërësisht. Në shumicën e rasteve nyejt limfatike mund të mbeten pak të zmadhuara pas mjekimit. Kur bëhet fjalë për përcaktimin nëse ka akoma sëmundje aktive në këto nyje ose nëse sëmundja është eliminuar tërësisht, PET/CT është metoda më e rëndësishme për përcjelljen e përgjigjes terapeutike. Sipas kësaj, PET/CT mundëson përcaktimin e saktë të lokacionit të nyejve limfatike, ndërsa jep përgjigje edhe në pyetjen nëse sëmundja aktive është akoma prezent dhe nëse ka përgjigje të plotë nga mjekimi. Me të gjitha këto karakteristika PET/CT luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e diagnozës së hershme dhe në kohë, si dhe në përcjelljen e mjekimit të sëmundjeve malinje.
Rastet klinike në të cilat aplikohet PET/CT
• Kancer i mushërive
• Limfoma
• Kancer i gjendrës tiroide
• Kanceri i gjirit
• Kanceri pankreatik
• Kanceri i zorrës së trashë
• Melanoma
• Tumori i trurit
• Zona të tjera të aplikimit
A e dini se:
• PET/CT zbulon lloje të ndryshme të kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve neurologjike. Me aplikimin e tij, eliminohet nevoja e kryerjes së ekzaminimeve shtesë dhe procedurave të tjera diagnostikuese.
• PET/CT është i sigurtë..
• Vetëm një aplikim i PET/CT, zëvendëson një numër të madh të ekzaminimeve të tjera.
• PET/CT i tregon të gjitha sistemet e organeve vetëm me një regjistrim (fotografim).
• PET/CT ofron diagnostikimin e hershëm të shumë sëmundjeve, ndryshe nga metodat e tjera.
• PET/CT tregon rrjedhën e sëmundjes dhe reagimin e trupit pas trajtimit të përfunduar.
• PET/CT ofron informacione të rëndësishme në lidhje me planifikimin e mjekimit.