KANCERI DHE USHQIMI

Hulumtime të shumta e zbulojnë lidhjen mes të ushqyerit dhe kancerit. Pikërisht ushqimi konsiderohet si shkak kryesor i shumë llojeve të kancerit,si kanceri i stomakut, i zorrës së trashë dhe rektumit, kanceri i mëlçisë, pankreasit dhe prostatës.  

Ushqimi mund të ketë veprim pozitiv ose negativ. Ushqimi i cili njëkohësisht përmban përbërje kancerogjene dhe antikancerogjene mund të jetë shumë i rrezikshëm varësisht nga ajo se si për­gatitet ose si ruhet. Nga ana tjetër, me mënyrën e drejt të përgatitjes, ndikimi kancerogjen i ndonjë ushqimi mund të jetë pa substanca kimike të rrezikshme. Substancat kimike toksike të cilat shkaktojnë shkatërrimin e qelizave, ndërsa me këtë edhe paraqitjen e kan­cerit janë të njohur si oxidantë. Disa materie ushqyese, fletat, lulet, frytet dhe farat e disa bimëve, të cilat i shto­hen ushqimit përmbajnë anti-oxidantë, të cilat i mbrojnë qelizat nga oxidantët. Ato janë t njohur si antioxidantë.

Paralajmërim! Nëse i kushtoni vëmendje ushqimit dhe nëse nuk pini duhan, mund ta pengoni paraqitjen e kancerit. Ushqimi llogaritet për një nga shkaktarët për shumë lloje të kancerit, siç është kanceri i lukthit, i zorrës së trashë dhe rektumit, mëlçisë, pankrea­sit dhe prostatës.

Nutrients Reducing Cancer Risk

Ushqimi që e zvogëlon rrezikun nga kanceri 
Perimet:

•Qepa, hudhra;
•Lakra (e bardhë, e kuqe, e zezë), kokëlakra, preshi, rrepa;
•Karotë, domate;
•Spinaqi, marula, marula lakër, fletët e rrushit, majdanozi, nane, arugula, panxhari, darkajkë;
•Kastravecët, speci i gjelbër, grosha e gjelbër, bizelja, kërpudha, domat¬ja e zezë, artiçoku, trangujt (verore, dimërore), bamja.

Frutat:

•Portokalli, citroni, limoni;
•Pjepri, bostani;
•Kaçat, manaferra, thana;
•Rrushi, fikët, shega, manat;
•Molla, dardha, ftoji, kumbulla;
•Bananet, hurmat, mushmolla;
•Qershitë, vishnjat, dredhëzat. 

Frutat e thata

•Nauti i pjekur, gështenjat, bajamet, lajthitë, fëstëkët, arrat.

Bishtaja

•Qiqër, naut, bishtaja, grisha, bizelja, soja.

Prodhime e prejardhje shtazore

•Vezë, qumësht i skremuar ose qumësht me nivel të ulët yndyre, jogurt, djathë, krem-djathë, qumësht probiotik, jogurt dhe kefir

Drithërat

•Bukë e pjekur, bukë integrale, bukë thekuri, bukë tërshërë, bullgur, grurë i ashpër i bluar. 

Ushqimi që e rritë rrezikun nga kanceri

•Mish shumë i yndyrshëm ose i tymosur i dhenve, mish nga gjedh i vjetër, cjapi ose pule;
•Ushqim i fërguar në vaj;
•Hamburgerë;
•Ushqim i kripë;
•Qofte nga mishi i papërzier dhe i yndyrshëm;
•Ushqim i tymosur;
•Ushqim me shtojca të nitriteve dhe nitrateve, siç janë kremviçet, suxhuku, sallami etj.;
•Mish drejtpërdrejt i përgatitur në zjarr;
•Gjalpi, yndyra;
•Ushqim pa perime ose fruta

Këshilla të dobishme për mbrojtjen nga kanceri

• Ruani peshën tuaj ideale trupore. Shmanguni dietave të larta energ­jetike. Nëse keni peshë të shtuar trupore, kontrolloni me aplikimin e regjimit adekuat të ushqyerit dhe me rritjen e aktivitetit fizik. Kon­sultohuni me mjekun tuaj dhe me nutricionistin.

• Mbani dietë të matur dhe të balan­cuar.Përpiquni që të konsumoni pro­dukte nga çdo grup i ushqimit (mish, vezë dhe bishtaja, qumësht dhe prodhime qumështi, perime dhe pemë) në shujtat tuaja.

• Ndryshoni zgjedhjen tuaj të ush­qyerit.

• Zvogëloni përmbajtjen ditore të yn­dyrave në ushqimin tuaj. Përgatitni ushqimin me vaj bimësh dhe kon­sumoni pak vaj. Zvogëloni interva­lin mes ushqimit të konsumuar që përfshinë nivel të lartë të yndyrës, siç janë kremi, djathi-krem, ma­joneza, ushqimi i fërguar etj. Mos konsumoni margarinë, çipsa dhe të pjekura.

• Përpiquni një të tretën e vajit që e përdorni të jetë vaj ulliri, një e treta të jetë vaj bimësh (vaj luledielli, vaj soje ose vaj sinapi) dhe një të tretën tëlyen.

• Kur gatuani, shtoni vaj në ushqim para se ta ngrohni. Mos praktiko­ni fërgimin e vajit ose gatimin drejtpërdrejt në zjarr ose në man­gall. Ushqimi i përgatitur në këto mënyra mund t’i humbë elemen­tet ushqyese dhe vitaminat dhe të formojë elemente kancerogjene. Përveç kësaj, përgatitni ushqim me zierje, pjekje ose me avull.

• Omega 3 – thartirat yndyrore mbrojnë nga sëmundjet kardio­vaskulare dhe nga kanceri. Pasiqë peshku përmban omega 3-tharti­ra yndyrore, konsumoni 2-3 herë në javë, e përgatitur në avull ose e pjekur. Përpiquni të konsumo­ni ushqim i cili përmban omega 3 – thartira yndyrore, siç janë fara e sojës ose sinapit, soja dhe farat siç janë fara e lenit, arrat, lajthia.

• Mbani mend se qumështi me yn­dyrë, jogurti, djathi dhe mishi përmbajnë nivel të lartë të tharti­rave yndyrore të ngopura. Mar­rja e yndyrave në sasi të mëdha e rritin rrezikun nga disa lloje të kancerit (karcinomi i mushlërive rektumi, gjinjve dhe prostatës). Që të zvogëlohet marrja e tharti­rave yndyrore të ngopura, zgjidhni qumësht të skremuar, jogurt, mish me yndyrë të ulët dhe mish pule.

• Dy herë në javë konsumoni mish të kuq me yndyrë të ulët. Mos konsu­moni lëkurë nga mishi i pulës ose gjeldetit. Kufizoni konsumimin e prodhimeve të thata të yndyrshme të mbrojtura me aditiv, siç janë sal­lami, suxhuk, etj.

• Mos përgatitni mish ose peshk duke i mbajtur afër zjarrit, mangal­lit ose tymit. Përgatitja e mishit në këtë mënyrë shkakton humbjen e albuminave dhe vitaminave, ndër­sa gjithashtu sjell deri te formimi i disa substancave kancerogjene. Në vend të kësaj, përgatitni mish në skarë, zieni ose piqeni.

• Përpiquni të konsumoni qumësht dhe prodhime qumështi të pasur me kalcium, fosfor dhe me vitaminë B, të cilat janë mbrojtje, veçanërisht nga karcinomi i zorrës së trashë. Rekomandohet konsumimi i 2-3 gotave qumësht të skremuar dhe jogurt çdo ditë.

• Kefiri, qumështi probiotik dhe jogurti përmbajnë baktere të do­bishme. Pini nga një gotë përbërje antikancerogjene në ditë; ato e pen­gojnë shtresimin e mikroorganiz­mave patogjene dhe e forcojnë or­ganizmin.

• Konsumoni gjashtë ose më shumë lloje të drithërave çdo ditë. Zgjedhja e parë është kokrra drithi të paraf­inuara (grurë, elb, miell integral, bullgur, misër, përshanë) dhe bukë, makarona dhe ushqim të ngjashëm të bëra nga mielli i këtyre drithërave dhe bishtajave. Këto drithëra janë të pasura me vitamina, minerale dhe me fije dietale. Kokrrat e drithërave jointegruese dhe të rafinuara i humbin vitaminat, mineralet, albu­minat dhe fijet e tyre sepse vlera e tyre ushqyese është zvogëluar. Zg­jidhni bukë gruri integrues, kokrra drithi dhe bishtaja, vlera ushqyese e të cilave është më e lartë në vend të miellit të bardhë të rafinuar, bukës së bardhë dhe orizit.

• Bishtajat përmbajnë albumina bi­more, por kualiteti i tyre është më i dobët nga ai që gjendet te mishi dhe te vezët. Që të rritet kualiteti i albuminave të tyre, konsumoni për shembull nauti me kokrra drithi.

• Përgatitni bishtajat, makaronat dhe perimet në ujin ku zihen që të min­imizohet humbja e elementeve tëtyre ushqyese dhe vitaminat e tre­tura në ujë.

MBANI MEND!

Përdorni shumë mëlmesa.

Kur përgatisni ushqim, përdorni shpesh perime me erë, aromatik dhe antikancerogjene, mëlmesa, siç janë qepa, hudhra, nane, majdanozi, roz­marini, xhenxhefil, borzilok, kumini, ananasi etj. Disa substanca që gjenden edhe në hudhrën, qepën, preshin etj., e forcojnë sistemin imun, e rritin mën­janimin e materieve kancerogjene, shkaktojnë që enzimat ta zmbrapsin proliferacionin e qelizave tumore, e zvogëlojnë nivelin e holesterolit në serum dhe e lehtësojnë rregullimin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, në mënyrë shkencore është dëshmuar se hudhra e vret bakterin heliobakter pi­lori, që e shkakton të thatin në lukth dhe e mbron nga shumë lloje të kan­cerit, kryesisht duke përfshirë edhe karcinomin e lukthit. Rekomandohet konsumimi i 2-3 kokave të hudhrës çdo ditë.

• Soja është burim i rëndësishëm i fitoestrogjeneve. Soja përmban përbërës antikancerogjen. Fitoes­trogjenët luajnë rol të rëndësishëm, veçanërisht në kontrollin dhe në parandalimin e kancerit të shkak­tuar nga çrregullimi i hormoneve. Gjithashtu soja mbron nga karci­nomi i gjirit dhe nga karcinomin i testiteve dhe prostatës. Shkalla e këtyre tipave të kancerit është e ulët në vendet ku njerëzit konsumojnë sasi të mëdha të sojës. Konsumimi i sojës në ushqimin tuaj disa herë në javë e zvogëlon rrezikun nga para­qitja e këtyre llojeve të kancerit.

• Rritni sasinë ditore të perimeve dhe pemëve. Konsumimi i pemëve dhe perimeve është shumë i rëndë­sishëm për mbrojtjen nga kanceri. Rreziku nga kanceri është dy herë më i madh te ata që konsumojnë sasi të vogla të pemëve dhe perimeve në krahasim me ata që rregullisht i konsumojnë. Veçanërisht pemët ofrojnë mbrojtje nga karcinomi i mushkërive, përcjellja e ushqimit, zbrazëtirës së gojës, pankreasi, luk­thi, zorra e trashë, rektumi, fshikëza dhe larinksi. Konsumoni shujta me 2-4 lloje të perimeve, sallatave dhe ushqime me perime dhe 3-4 lloje të pemëve çdo ditë.

• Mbani llogari që t’i përfshini të gji­tha llojet e perimeve (të verdha, të kuqe, të portokallta dhe të gjelbra) dhe pemë në ushqimin tuaj. Kon­sumoni shpesh perime dhe pemë si lulelakra, lakra, sherpa, artiço­ku, preshi, qepa, hudhra, brokul­la, spinaq, marul, karrotë, domate, pemë citoni etj., veçanërisht ato që përmbajnë vitamina antikancerog­jene dhe fitokimikalje.

• Konsumoni pemë dhe perime stinore.

• Me qëllim që ta rritni konsumimin e fijeve ushqyese, kujdesuni gjatë të ushqyerit tuaj të përditshëm të përf­shini ushqim që i njëjti përmban, siç janë bishtaja, kokrra drithi jo të rafinuara, bukë integrale, perime dhe pemë. Mos i qëroni perimet dhe pemët të cilat mund të hahen me lëkurë. Ushqimi i pasuruar me fije mbron nga karcinomi i zorrës së trashë dhe të rektumit dhe e pen­gon kapsllëkun dhe ngritjen e yn­dyrave në gjak. Përveç kësaj, pasiqë indeksi glikemik i ushqimit i pasur me fije është më i ulët, kjo ngadalë e ngrenë sheqerin në gjak dhe në këtë mënyrë paraqet ushqim i cili e zvogëlon rrezikun nga diabeti.

• Zvogëloni konsumimin e sheqer­it në ditë. Konsumimi i tepërt i sheqerit dhe ëmbëlsirave e rritin rrezikun nga disa lloje të kancerit. Për desert zgjidhni puding në bazë të pemëve ose qumështi; pema e freskët ose e thatë ofron zëvendësim të shëndoshë për pudingun. Konsu­moni më rrallë dhe më pak ëmbël­sira, desert me ëmbëlsira të fërguara dhe desert me sherbet. Me këtë do ta zvogëloni marrjen e sheqerit, yn­dyrave dhe kalorive.

• Konsumimi i ushqimit të kripur e rrit rrezikun nga karcinomi i lukthit. Shmanguni konsumim­it të shpeshtë të ushqimit shumë të kripur dhe pikant, kastravecët e thartë etj. Mos përgatitni ushqim me shumë kripë dhe mos përdorni kripë në tryezë. Sasia r kripës gjatë përgatitjes mund të zëvendësohet me mëlmesa aromatike, siç janë temjani, mentoli, biberi i kuq, qepa, hudhra dhe majdanozi. Në vend ta ruani ushqimin e kripur, më mirë ta ruani të ngrirë.

• Kërpudha dhe toksiket mund të krijohen në kokrrat e drithërave, miellin, bishtajat dhe arrat, lajthitë, fëstëkët dhe në frytë të ngjashme me fara dhe mëlmesa të cilat ruhen në vende të lagështa. Aflotoksinët, të cilët janë një nga k[to toksikë, janë faktor i rrezikshëm, veçanërisht për kancerin e mëlçisë. Ushqim rua­jeni në vend të thatë dhe të ftohtë. Shmanguni konsumimit të djathit të kaltër.

• Konsumoni 1,5-2 litra ujë dhe lëngje çdo ditë, lëng pemësh, çaj nga bimët (bli, sherbelë, çaj i gjelbër, kaça etj.) kompot, dhallë etj.

• Shmanguni konsumimit të pijeve alkoolike. Nëse pini, mos konsumo­ni pije alkoolike më shumë se 1-2 herë në javë. Hulumtimet kanë tre­guar se pijet alkoolike e rritin rrezi­kun nga disa lloje të kancerit.

• Mos pini duhan. Pirja e duhanit e rritë shkallë e paraqitjes së shumë loje të kancerit, duke përfshirë kar­cinomin e mushkërive dhe te traket.

• Bëni aktivitet të rregullt fizik së paku 30 minuta në ditë. Bëni ushtrime të rregullta në ambient ë hapur, siç është të ecurit, noti dhe vozitja e biçikletës së paku 3-4 herë në javë. Shëtitni jashtë, në mjedis me shumë oksigjen.

• Përdorni ujin për pije nga burime të pastra të ujit.

• Akoma nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për veprimin mbro­jtës nga përdorimi i shtesave vita­minoze kundër kancerit. Përpiqunit’i plotësoni nevojat tuaja nga vita­minat dhe nga mineralet përmes ushqimit natyror. Mbani mend se veprimi mbrojtës i vitaminave dhe të mineraleve kundër sëmundjeve paraqitet bashkë me molekulat anti­oxidante, fitokemikalet, fijet bimore dhe elementet ushqyese, të cilat gjenden në ushqim tjetër..

• Kufizoni konsumimin e ushqimit konvencional që përmbajnë aditivë, si dhe sallam, kremviçe dhe suxhuk, që kanë aditivë si nitriti dhe nitrati.

• Kufizoni përdorimin e ëmbëltuesve artificial. Në vend të kësaj, rregullo­ni sasinë e sheqerit.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language