Karcinoma e stomakut

Karcinoma e stomakut është tipi i dytë më i shpeshtë te ne. Por, në SHBA nuk renditet as në dhjetë të parët. Ky dallim mund të haset pothuaj mes të gjitha vendeve të zhvilluara dhe të pazhvilluara. Shkaku është i ashtuquajturi heliobakter pilori (Helicobacter Pylori) bakteri.

Çfarë paraqet?

Në vendin tonë incidenca e kancerit në stomak në vitin 1999 te femrat renditje në vendin e dytë, pas kancerit të gjirit, derisa te meshkujt pas kancerit të mushkërive. Në SHBA, sipas të dhënave statistikore të Institutit nacional për shëndetësi në vitin 2005, kanceri i stomakut si tip më i shpeshtë i kancerit nuk renditet as në 10 të parët. Ky dallim mund të vërehet mes të gjitha vendeve të zhvilluara në perëndim dhe vendet në zhvillim.
Karcinoma më e shpeshtë e stomakut është asocuar me infeksion me heliobakter pilori. Bëhet fjalë për baktere që jeton në mukozën gastrite dhe transmetohet në mënyrë orale. Sipas Organizatës Shëndetësore Botërore (World Health Organization - WHO) h. Pilori është faktori kryesor ose karcongjeni numër një në paraqitjen e karcinomës së stomakut. Eradikacioni i h. pilori (eradikacioni me antibiotikë) në masë të madhe mund ta zvogëlojë indicidencën e karcinomës së stomakut. Po ashtu, llogaritet se në këtë mënyrë do të mund të pengohet tërësisht paraqitja e kancerit të stomakut.

Cilat janë simptomat?

Kanceri i stomakut është sëmundje tinëzake dhe simptomat paraqiten kur sëmundja është në fazën e avancuar. Nga ana tjetër, nëse paraqiten simptomat, të njëjtat janë karakteristike edhe për shumë sëmundje të tjera sepse mund ta injorohen nga ana e pacientëve ose mjekëve.

Simptomat më të shpeshtë dhe shenjat për kancer në stomak janë: humbja e peshës (60%), dhimbje në bark (50%), neveritje dhe vjellje (35%), anoreksi (30%), mundime gjatë gëlltitjes (25%), gjakderdhje (20%), të ngopurit e shpejt (15%), dhimbje si të thatët (15%). 5% nga pacientët me fazë të avancuar të kancerit në stomak nuk kanë asnjë simptomë.

Si krijohet kanceri në stomak? A është e rëndësishme historia familjare?

Karakteristikat gjenetike, si dhe faktorët ekologjik kanë ndikim në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe kancerin në stomak. Në parim, kanceri i stomakut paraqitet rastësisht, por është pranuar se në 10% të rasteve transmetohet në familje. Personat të afërmit e të cilëve nga brezi i parë (nëna, babai, vëllezërit dhe motrat) kanë qenë të sëmurë nga kanceri i stomakut kanë 2-3 herë shanse më të mëdha që të sëmuren nga kanceri në stomak. Shembulli më i njohur për faktorin trashëgues të kancerit në stomak është familja Bonaparta. Gjenerali dhe burrë shteti francez Napoleon Bonaparta, babai dhe gjyshi i tij kanë vdekur nga kanceri në stomak. Megjithatë, që të pranohet se kanceri në stomak është sëmundje trashëguese, duhet të plotësohen tre kushte:

•Nëse në familje ka më së paku 3 traste të kancerit në stomak, prej të cilëve së paku dy janë kushërinj nga brezi i parë. 

•Nëse ka të sëmurë nga kanceri në stomak në dy gjeneratat e njëpasnjëshme.

•Nëse një nga të sëmurët në familje me kancer në stomak është nën moshën 50 vjeçare.

Si diagnostikohet?

Simptomat e para të kancerit në stomak janë probleme me tretjen. Prandaj, ky simptomë një kohë të gjatë mund të injorohet nga ana e pacientit. Edhe pse pacienti këto simptoma i ka që në fazën e hershme të sëmundjes, mjekët disa pacientë i mjekojnë me ilaçe për gastrit ose të thatin, me çka shtyhet terapia e cila duhet të jepet në stadiumin e hershëm, kur edhe rezultatet nga terapia janë më të suksesshme. Për këto shkaqe, nëse nuk i ka shenjat dhe simptomat e lartpërmendura, pacientit duhet t’i bëhet  gastroskopi, që të përjashtohet mundësia për karcinom të stomakut. Metoda më efektive për diagnozë të kancerit në stomak është gastroskopia dhe gjatë hulumtimit të bëhet biopsi.

Si mjekohet?

Trajtim efikas dhe i përhershëm i kancerit në stomak është intervenimi kirurgjik, që e rritë shkallën e mbijetesës së pacientit nëse bëhet në fazat e hershme të sëmundjes. Në vendet e Lindjes së largët (Japoni, Kinë, Tajvan, Koreja Jugore), ku kanceri në stomak është më i përfaqësuar, janë bërë arritje të mëdha në zbulimin dhe mjekimin e sëmundjes në fazën e hershme. Në Japoni, me zbatimin e skrining testeve endoskopike, shkalla e zbulimit të karcinomës së stomakut është mbi 70 për qind. Por, në vendin tonë dhe në vendet perëndimore kjo shkallë është më e vogël se 20 për qind. Në një studim të zbatuar në Turqi thuhet se vetëm te 4 për qind të pacientëve është bërë operacion kur sëmundja është në fazën e hershme. Ky dallim serioz reflektohet në shkallën e mbijetesës së pacientëve pas terapisë. Aplikimi i radioterapisë dhe hemoterapisë te karcinoma e stomakut është shumë e kufizuar. Zakonisht aplikohet para dhe pas operacionit. Te disa pacientë të cilët nuk kanë dobi nga trajtimi kirurgjik për qëllime paliative aplikohet radioterapia ose hemoterapia.

Faktorët e tjerë të rrezikut për shfaqjen e kancerit të stomakut:

•Heliobakter pilori, karakteristikat gjenetike, si dhe ushqimi e rritin rrezikun nga kanceri i stomakut.
•Te profesione të caktuara incidenca e karcinomës mund të jetë më e madhe. Minatorët, punëtorët që punojnë me gomë dhe azbest ose në prodhimin e gomës dje prodhimeve kimike kanë rrezik të lartë për karcinom në stomak se sa të tjerët.
•Pacientët që kanë pasur operacion për sëmundje beninje gastrite dhe te pacientët që kanë pasur sekrecion gastrit të tëmthit dhe të pankreasit mbi nivelin normal rritet rreziku nga zhvillimi i karcinomës së stomakut me kalimin e viteve.
•25 vitet e para pas operacionit rreziku nga kanceri i stomakut është tre herë më i madh.
•Personat që kanë filluar me pirjen e duhanit në moshë të re, si dhe alkoolistët kronik kanë 2 herë rrezik më të lartë nga karcinoma e stomakut
.

Faktorët mbrojtës:

•perime dhe pemë të freskëta
•antioksidantë (vitamina C, beta-karotinë, alfa-tokoferol, selen )
•çaj i gjelbër dhe i zi (polifenol)
•soja jo e fermentuar
•peshk i freskët

Faktorët e dëmshëm:

•kripa
•nitratet (ushqim, konzervanse, aditivë, uji për pije)
•nitratet, nitrozamina
•soja e fermentuar
•mishi i zier në temperaturë të lartë
•kokrra të imta, fara (alfatoksin)
•ushqim i fërguar dhe konsumimi tej mase i mishit të kuq
•heliobakter pilori

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language